Një ekip mjekësor në një spital në Bangkok, pas procedurës kirurgjike, me sukses nxori nga zorrët e pacientes diamantin gjashtë-karatësh me vlerë 10 milionë baht tajlandez (278,000 dollarë amerikanë).
Siç transmeton Anadolu Agency (AA), sipas zyrtarit të policisë në Bangkok, Man Tienmaungpaka, gruaja është akuzuar për vjedhjen e diamantit nga dyqnet. Ajo, sipas tij, me një shtetas kinez u arrestua të enjten në mbrëmje në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok në një përpjekje për të hipur në avion.
Tienmaungpak thekson se dyshja mohonte se kishin diamantin derisa guri u shfaq pas kontrollit me skaner, rreze-X. Kryeprokurori i çështjes, tha se gruaja pas ekzaminimit pranoi se ajo kishte gëlltitur diamantin, dhe ra dakord për procedurën kirurgjike. Guri i është kthyer pronarit të tij pas pastrimit.
Ndërkohë, kontrabandat përmes organeve të tretjes janë raste me të cilat policia rrallë ballafaqohet. Kjo metodë përdoret zakonisht nga kontrabandistët e drogës që gëlltisin pako të vogla me kokainë ose substanca tjera për tu mos u zbuluar gjatë kontrollit të policisë.
Policia në Afrikën e Jugut në vitin 2012 arrestoi 25-vjeçarin, i cili pranoi para policisë se kishte gëlltitur një diamant me vlerë 2.3 milionë dollarë amerikanë. Guri gjithashtu është skanuar në aeroportin e Johanesburgut para se ai të fluturonte për në Dubai.