Site icon PORTALB

Zgjedhje në Medvegjë, policia serbe bllokon qindra shqiptarë në kufi, nuk i lejon të votojnë

Pika kufitare Kosovë-Serbi

Pika kufitare Kosovë-Serbi

Situatë mjaft e tensionuar paraqitet në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, saktësisht në Mutivodë.

Mësohet se qytetarët medvegjas që nuk po lejohen që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë, njofton Sot.com.

Ata janë ndaluar nga policia dhe janë kthyer sërish prapa.

Ditën e sotme në komunën e Medvegjës, janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ndërsa mediat atje raportojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë ndërsa po votohet me rend.

Exit mobile version