LSDM: Qeveria fshin të papunët, kështu ul shkallën e papunësisë

Politikat katastrofale të qeverisë “kanë zvogëluar” papunësinë, thuhet në reagimin e LSDM-së për publikimin e statistikave për papunësinë nga Enti shtetëror.

“Këto politika të cilat fshijnë të papunët nga lista e të papunëve, vetëm nëse dikush ka një honorar nga paga minimale. Nëse dikush është përpjekur të arrijë deri tek një copë bukë duke kërkuar në kontejnerë, për të gjetur kartona apo shishe plastike për t’i shitur. Këto politika e kanë bërë Maqedoninë vendi i 12 më i varfër në botë, i pari në rajon në varfërinë e 180 vende, sipas Institutit Kato.” thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas tyre, Qeveria e tanishme e Nikola Gruevskit ka arritur me të vërtetë sukses historik në fshirjen e të papunëve – më shumë se 450.000 njerëz janë fshirë nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button