Site icon PORTALB

Tubim për emigrantët: Shkupjanët nuk e treguan humanitetin e tyre

Tubim për refugjatët

Tubim për refugjatët

Vetëm qindra qytetarë u grumbulluan sot paradite në sheshin Maqedonia në tubimin për ndihmë të emigrantëve në kuadër të javës evropiane për solidaritet.

Ngjarja e sotme është organizuar nga ana e Lëvizjes majtiste “Solidariteti”.

Ata thonë se vendi prej nga vjen Nënë Tereza duhet të jetë shembull i humanizmit.

Por, edhe pse organizatorët vazhdimisht kanë bërë thirrje që emigrantët kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ujë dhe ombrella, janë grumbulluar vetëm disa qese me veshmbathje.

Exit mobile version