Site icon PORTALB

Vetëm barazim për PSG (Video)

Duel nga ndeshja PSG - Bordeaux

Duel nga ndeshja PSG - Bordeaux

PSG’ja nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë para tifozëve të vet duke barazuar 2-2 me skuadrën e Bordeaux.

E fajtori për këtë barazim padyshim se është portieri gjerman, Kevin Trapp i cili bëri dy gabime katastrofave për t’ia hequr skuadrës së tij dy pikë nga duart.

Për PSG’në Edison Cavani shënoi dy gola të bukur por që mbetën nën hije pas gabimeve të portierit Kevin Trapp.

Për Bordeaux shënuan Henri Saivet dhe Wahbi Khazri. Edhe përkundër këtij barazimi, PSG’ja vazhdon të mbetet e para në tabelë, me 13 pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve.

Exit mobile version