Site icon PORTALB

Poezia shqipe prezentohet në Tokat të Turqisë

Poezia shqipe prezentohet në Tokat të Turqisë

Poetja tetovare Sadije Aliti prezentoi poezinë shqipe dhe përfaqësoi Maqedoninë në Manifestimin ndërkombëtar Ditët e artit dhe  kulturës në Tokat të Turqisë.

Me një pjesëmarrje të artistëve nga disa shtete si: Azerbejxhani, Irani, Gjorgjia, Rusia, Qiproja, Uzbekistani, Kazakistani, Greqia, Maqedonia dhe shumë krijues nga Turqia. Artistët pjesëmarës u pritën dhe u nderun nga nga autoritetet më të larta vendore, nga kryetari I Bashkisë së Tokatit Ejup  Errollu, nga valia I Tokatit Xhevdet Xhan dhe përfaëques të tjerë të kulturës në këtë vend.

”Ishte një nder i veçantë pjesëmarrja në këtë aktivitet të rëndësishëm letrat e artistik ndërkombëtar, pikërisht në Tokat, për të preznetuar poezinë shqipe në një manifestim të njohur, kultura çdo herë ka bashkuar krijues nga popuj e shtete të ndryshme për të krijuar ura paqeje e njohje mes shteteve e popujve. Edhe kë saj here komunikuam me vargun poetik, ishte një manifestim artistik për mbretëreshën e letërsisë, poezinë, një organizim I shkëlqyer dhe një pritje tejet e ngrohtë miqësore, që e karakterizoi këtë festival artistik”- u shpreh Sadije Aliti, pjesëmarrëse në festival.

Veprimtaria kulturore e mbajtur këtë vit në moton “Turqia është në botë e  Tokati është  në Turqi” tuboi artistë e krijues nga vende të ndryshme e kontinente për të krijuar miqësi e lidhje të reja bashkëpunimi.

Exit mobile version