Edhe pse modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka mohuar kategorikisht thashethemet për një lidhje të mundshme të saj me këngëtarin turk Bulent Serttas, fotot e publikuara së fundmi kanë bërë që fansat të mos u besojnë shumë fjalëve të saj.
Modelja ka bërë “titanikun” me këngëtarin për klipin e tij me të ri, të dytin rradhazi me të dhe në mediat turke janë komentuar për pushimet e tyre me jahtin luksoz në Bodrum.
Fotot e publikuara ku ajo shihet e përqafuar me këngëtarin turk, e kanë vënë në pozitë të vështirë Afërditën, e cila mesa duket po “ndahet” për herë të dytë nga Shpat Kasapi. /Albeu