Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, është zotuar se do t’i “zhdukë” militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, pasi 16 ushtarë turq janë vrarë të dielën nga një sulm i rebelëve.
Në një adresim televiziv, Davutoglu ka thënë se “këta terroristë duhet të zhduken nga malet… Malet e këtij vendi nuk duhet t’iu dorëzohen terroristëve”.
Ushtria turke ka thënë të hënën se ka bombarduar 13 caqe të rebelëve kurdë në malet përgjatë kufirit me Irakun, ku Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka disa streha.
Turqia dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit organizatë terroriste.