Site icon PORTALB

Një tetovar i dehur ka rrahur një polic

MPB

MPB

Një tetovar i dehur i cili është paraqitur për dhunë familjare, ka sulmuar edhe një polic i cili ka ardhur në shtëpinë e tij.

Incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 3 në fshatin Jançishtë të Tetovës.

27 vjeçari është kallëzuar në polici për dhunë familjarë.

Ai në fillim është grindur me policët të cilët kishin ardhur të marrin në pyetje të dehurin ndërsa më pas ai ka sulmuar njërin prej tyre.

Ai menjëherë është arrestuar nga policia dhe po ndërmerren masat adekuate për zbardhjen e incidentit.

Exit mobile version