Sëmundjet kardiovaskulare po vrasin miliona njerëz çdo vit, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dhe kur është fjala për ushqimin, çfarë duhet të hani që zemra juaj të jetë e shëndetshme.
Janë disa ushqime që frenojnë shanset e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, tranmseton Klan Kosova.
Ja disa nga ato:
Salmon- Është i mbushur me yndyrëra të omega 3. Acidet e omega 3 janë yndyrëra esenciale që mbrojnë trupin nga inflamacioni. Ajo mund të rrisë qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e koagulimit të gjakut. Mpiksja e gjakut është shkaku i sulmit në zemër dhe infarktit.
Përveç salmonit, provoni edhe sardelet dhe peshkun.
Arrat- janë një burim i madh poashtu me omega 3 dhe me bazë bimore. 5 arra në javë mund të ndërprejnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 %. Studimet kanë treguar se arrat janë një burim me yndyrna të dobishme.
Vaj Ulliri- Elementi kryesor në dietën italiane, vaj ulliri është një burim i shkëlqyer, dhe lloj i mirë i yndyrës.
Çokollata e zezë- Surprizë, çokollata e zezë është një mik i mirë i zemrës.
Edhe Avokado preferohet të jetë në kuzhinën tuaj, për një zemër të shëndoshë.