Site icon PORTALB

Islanda dhe Çekia kualifikohen në Euro 2016

Islanda për herë të parë kualifikohet në evropian

Islanda për herë të parë kualifikohet në evropian

Mbrëmë janë luajtur ndeshjet kualifikuese të grupeve A, B dhe H.
Italia siguroi një fitore minimale në takimin e grupit “H” përballë Bullgarisë. Skuadra e Contes arriti të merrte 3 pikë me vlerë falë rrjetës së De Rossit në min. 5, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Të kaltrit me këtë fitore ngjiten në kuotën e 18 pikëve.

Në Grupin “A”, pas çekisë edhe Islanda siguroi kualifikimin për në Europian, pasi i mjaftoi një barazim pa gola kundër Kazakistanin, duke shkuar në kuotën e 19 pikëve.

Në takimet e Grupit “B”, Bosnja Hercegovina dominoi me rezultatin e pastër 3-0 Andorrën, ndërsa Belgjika mundi minimalisht 1:0 Qipron falë rrjetës së Eden Hazard.

Exit mobile version