Punuat me përkushtim, me nder dhe humanizëm. përgatitja juaj dhe energjia, ambicja dhe dëshira për sukses le të jetë themel mbi të cilin do të bazohet përparimi në karrierën tuaj, i porositi minsitri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski sot në kasermën Ilinden 125 ushtarët e rinj profesionistë në shërbim të ARMsë. Duke ua uruar fillimin e ri në karrierë në profesionin ushtarak, Jolevski përkujtoi se ata kaluan një proces rigoroz zë selektimit dhe dëshmuan se janë më të mirët në mesin e më të mirëve.
“Jemi të vetëijshëm se element kyç për sukses të ço armate është personeli ushtarak cilësor, i motivuar dhe me stërvitje të lartë. për këtë arsye, investuam në mënyrë afatgjate në trajnimin e personelit të Armatës. Mu për këtë arsye, para jush prin periuha e përmbushur me sfida dhe shumë punë. Sfidë e cila do të thotë investim në dituri dhe trajnim, por edhe investim në të arhmen”, tha minsitri Jolevski në fjalim.
Për t’u realizuar qëllimi Armata e vogël, mobile, profesionale, interoperative dhe e trajnuar lartë, theksoi Jolevski, janë zbatuar reforma të shumta në mbrojtje, mes të cilave edhe transformimi i ARMsë, e cila, nënvizoi, uhet të përfundojë këtë vit. “Me këtë arritëm t’i grupojmë njësitë dhe komandot në strukturë ushtarake më efikase dhe më efektive.
Me pranimin e këtyre ushtarëve të rinj profesionistë, jemi në rrugë të kjirë që deri në fund të vitit 2015 ta arrijmë edhe plotësimin e dëshiruar të komandove dhe njësive me personelin e nevoijshëm të lartë cilësor, të aftë, të motivuar dhe të trajnuar”, tha mes tjerash minsitri i Mbrojtjes Zoran Jolevski gjatë solemnitetit të sotëm me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesionsitë në shërbimin e ARMsë.
*******************************************************************************
Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranimit të 125 ushtarëve të rinj profesional në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Në solemnitet, ashtu siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës të Republikës së Maqedonisë.