Site icon PORTALB

Rama: Urgjent t’i heqim imunitetin deputetit Prenga

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon përmes një statusi, vetëm pesë orë para mbledhjes së Këshillit të Rregullores e Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit socialist, Armando Prenga.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri përshëndet Prokurorinë dhe kërkon heqjen urgjente të imunitetit për deputetin, që ka punë me drejtësinë.

“Përshëndes prokurorinë tani të heqim urgjent imunitetin e deputetit, që ka punë me drejtësinë! ‪#‎TolerancëZero për këdoqoftë që shkel ligjin”, shkruan Rama.

Exit mobile version