Site icon PORTALB

Ish anëtari i DSK-së Aleksandar Dinevski lëshohet të mbrohet në liri

Aleksandar Dinevski

Gjykata ka dhënë vendim që ish anëtari i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, Aleksandar Dinevski menjëherë të lëshohet për tu mbrojtur në liri. Këshilli penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore 1, ka vlerësuar që më nuk ka arsye që paraburgimi të shtyhet, njofton Nova.tv.

Dinevski tani më dy vite mbahej në paraburgim edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe disa herë u hospitalizua në klinikat e Shkupit, kurse familja disa herë ka alarmuar gjendjen e tij. Dinevski ka probleme me frymëmarrje si dhe probleme serioze me zemrën.

Exit mobile version