Site icon PORTALB

Boneva: Nxitet rritja e natalitetit nëpërmjet politikave sociale

Boneva:  Nxitet rritja e natalitetit nëpërmjet politikave sociale

Silvana Bone

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga nënkryetari Jani Makraduli merr pjesë në Asamblenë e 129-të të Unionit interparlamentar që mbahet në Gjenevë, Zvicër.

Në Asamblenë marrin pjesë 1.260 delegacione nga 134 vende, midis të cilëve 44 kryetarë dhe 40 nënkryetarë të parlamentareve, ndërsa në delegacionin e Maqedonisë janë edhe deputetët Silvana Boneva, Nexhati Jakupi, Imer Aliu, Goran Misovski dhe Rejhan Durmishi.

Në diskutimin e saj Boneva theksoi se Republika e Maqedonisë, e inspiruar nga ideja e përgjithshme e cila rrjedh nga Korniza për aksionin nga Hjogo, përpiqet dhe punon në mënyrë aktive në ndërtimin e kapaciteteve dhe e promovon agjendën për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat në nivel lokal, nacional, rajonal dhe global.

Në lidhje me trendet demografike Boneva, theksoi se Republika e Maqedonisë zhvillon politikë të veçantë sociale, me qëllim që të ndalohet vjetërsimi i popullatës dhe të nxitet rritja e natalitetit. “Janë implementuar shumë masa stimuluese lidhur me zhvillimin e popullatës, siç janë, për shembull, kompensimi i vazhdueshëm në para për fëmijën e tretë, pensione për nënat të cilat kujdesen për katër fëmijë, arsim falas fillor dhe të mesëm, libra falas”, theksoi Boneva

Exit mobile version