Site icon PORTALB

Dashuria nuk njeh moshë, martohen në shtëpinë e pleqve (Foto)

Dashuria nuk njeh moshë, e për të vërtetuar këtë, sjellim një histori dashurie nga qyteti i Fierit në Shqipëri. Dy të moshuar, gruaja 72 vjeçe dhe burri 71 vjeç që jetonin në shtëpinë e të moshuarve të këtij qyteti kanë zyrtarizuar lidhjen e dashurisë mes tyre.

Dhëndëri është Dëshmor Kuka nga Fieri e ndërsa nusja Bedrie Gjinaj nga Dukagjini i Shkodrës. Historia e këtyre dy personazheve nis herët. 71 vjeçari tregon se ai njihej me nusen e tij që nga koha e diktaturës, e ndërsa si për ironi, fati i bashkoi në shtëpinë e pleqve.

“Jam i sëmurë, kjo më fërkon me raki e më lehtëson trupin. Kujdesimi për njëri-tjetrin, mua më ka vdekur gruaja para 4 vitesh. E dua, ndaj e kam marrë, e kam vendosur sikur topi të bëjë bam, këtë e kam grua e sma ndan kush. Ne jemi martuar sipas ligjit, e drejta e njeriut është që po e do, mbaje gruan. Nëse s’je burrë e nuk e mban dot, i thuaj ik”, tregon 71 vjeçari.

Por kjo martesë ka ngjallur edhe xhelozi tek të moshuarit e tjerë.

Exit mobile version