Site icon PORTALB

Arrestohet tetovari që e qëlloi me armë zjarri nënën e tij (FOTO)

Foto nga ngjarja

19 vjeçari N.K. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, dje rreth orës 13.30 minuta, ka ndodhur mosmarrëveshje familjare mes tij dhe nënës 51-vjeçare A.K, njofton SPB-Tetovë.

Mosmarrëveshja kulmoi shpejtë dhe djali i saj ka hyrë në dhomë, pastaj e ka kërcënuar nënën nga ballkoni i shtëpisë me një armë zjarri me të cilën më pas ka gjuajtur disa plumba.

Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes janë dërguar policët dhe inspektimi ekzekutiv, është gjetur arma e zjarrit “Ecole EF” dhe i është marrë nga ana e policisë.

Janë gjetur gjithashtu edhe pesë fishekë bosh, tre në katin e parë të shtëpisë dhe dy në ballkon, dhe një që ishte ende brenda armës.

Foto nga ngjarja

Të gjitha provat materiale janë fotodokumentuar dhe janë dorëzohuar për ekspertizë, ndërsa N.K. është arrestuar, është marrë në bisedë, dhe pastaj është liruar, por pas bisedës informative do të merren masa adekuate, njofton Tetovasot.

Exit mobile version