David De Gean është duke kaluar momente të vështira. Ai ka mbetur jashtë skuadrës së Manchester Unitedit, derisa së fundit dështoi të transferohet në Real Madrid.
Por, ish portieri i Atleticos është në situatë të palakmueshme edhe te Spanja. Vicente del Bosque e ka paralajmëruar De Gean që duhet të luaj nëse dëshiron të jetë pjesë e Spanjës në Euro 2016.
“Unë shpresoj se do të luaj dhe do të jetë i lumtur. Nëse luan mirë ne do ta rikthejmë, nëse nuk luan do të jetë shumë e vështirë që ai të ftohet për Euro 2016”, ka deklaruar selektori i Spanjës.