Site icon PORTALB

Tetovë, 30 dënime për një ditë

SPB Tetovë

SPB Tetovë

Me aksionin kontrollues që e realizoi Sektori përPpunë të Brendshme në Tetovë, dje u kontrolluan 54 mjete të ndryshme transportuese, si vetura, kombi, autobus gjatë nisjes së vitit të ri shkollor, informuan nga SPB Tetovë.
“Nga mjetet transportuese të kontrolluara, 53 janë dërguar në kontroll teknik, te shtatë prej tyre është konstatuar parregullsi, pesë shoferë nuk janë paraqitur në kontroll dhe i pret dënim prej 400 euro. Në njërën prej mjeteve transportuese është konstatuar mbingarkesë, njëri mjet transportues ka pasur foli jo të testuara, dy persona nuk kanë pasur leje vozitjeje, ndërsa një motoçikletë ka qenë lëndë e thyerjes doganore. Mungesat e vërtetuara janë sanksionuar me 27 fletëpagesa dhe një ftesë për pagesën e gjobës. Tetë vetura dhe dy shoferë janë përjashtuar nga trafiku. Gjithashtu janë dhënë edhe gjashtë dënime për persona juridik”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB në Tetovë, transmeton zhural.
Exit mobile version