Site icon PORTALB

Rrëmbehen 18 punëtorë turq në Bagdad

Persona të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake ka kidnapuar sot së paku 18 punëtorë turq dhe inxhinierë në Bagdad, bëjnë të ditur zyrtarët.

Agjencitë e lajmeve më herët kanë lajmëruar se janë rrëmbyer 16 punëtorë por drejtori i firmës për të cilën punojnë turqit e rrëmbyer ka thënë për Reuter se janë kidnapuar 18 punëtorë.

“Njerëz të veshur me uniforma kanë thyer derën në tre të mëngjesit dhe i kanë rrëmbyer ata njerëz”, ka thënë drejtori i kompanisë “Nurol” Ugur Dogan.

Punëtorët kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e stadiumit futbollistik në territorin e Sadr Citi, në veri të Bagdadit, me 30 mijë ulëse.

AFP përmend se motivi politik qëndron pas rrëmbimit, pasi që këtë vend e kontrollon milicia shiite që lufton kundër ekstremistëve të ISIS-it.

ISIS muajin e kaluar ka akuzuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se ua ka shitur vendin të krishterëve si dhe ka lejuar amerikanët që të shfrytëzojnë bazat turke vetëm që të mbetet në pushtet.

Exit mobile version