Shqipëria do përballet me mungesa të mëdha të ujit 

Shumë vende të botës do të përballen me mungesa të frikshme të ujit nga viti 2040.
Ky është paralajmërimi që vjen në një raporti të ri nga Instituti Botëror i Burimeve, citon “The Telegraph”.

Kjo shpjegohet si një nga pasojat e tmerrshme për njerëzimit si rezultat i ndryshimeve klimaterike që po cenojnë mbarë botën, ndaj edhe uji, do të bëhet edhe më i paktë në zonat e thata, ndërsa në zonat me lagështi do të bëhet edhe më i lagësht. Autorët e raportit kanë gjetur 33 vendet që do të përballen me “mungesën e jashtëzakonshme të ujit”, nga 2040.

Mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Sipas këtij raporti, mban vendin e tretë mbas Botsvana’s dhe Estonisë, që pritet të shohin rritjet më të mëdha në mungesën e ujit gjatë viteve 2020 dhe 2040.

Vende të tjera, duke përfshirë Tajvan, Eritrea dhe Madagaskari, do të shohin shkatërrimin e presionit të ujit.

Autorët e raportit i bëjnë thirrje qeverive që të “vihen përpara planeve të forta të veprimit për klimën kombëtare dhe të mbështesin një marrëveshje të fortë të klimës ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button