Shumica e listave përfshijnë gjërat si “Shkoni në një aventurë në një vend të largët”, “Mësoni një gjuhë të re” ose “Blini veturën e ëndrrave”. Edhe pse të gjitha këto përvoja do të na bënin jetën më interesante, arsyeja pse ne i dëshirojmë këto gjëra është shumë më e thellë.
Çfarë i lidh të gjitha këto dëshira në një vend është një dëshirë e zjarrtë për të ndierë dhe pasur dashuri. Kur ne bëjmë atë çfarë duam, ne reflektojmë dashuri dhe lumturia jonë është e pashmangshme shkruan mindbodygreen.com.
Ja disa ide për të bërë jetën tuaj më interesante.
- Mos u shqetësoni për kreditë
- Falni ish të dashurit tuaj
- Mos kontrolloni të ardhurat tuaja
- Duajeni veten
- Lëreni punën që nuk e dëshironi
- Gjeni një qëllim në jetë
- Besoni se çdo gjë është në rregull
- Vizitoni vendin që e mendoni tërë kohën
- Provoni diçka që ju frikëson çdo ditë
- Bëhuni të hapur ndaj ndryshimeve
- Harroni të kaluarën
- Mos u mundoni t’i ndryshoni njerëzit
- Mos mendoni se keni bërë diçka gabim
- Bëhuni të çuditshëm, të çmendur dhe të bukur
- Dëgjoni zemrën
- Rrezikon gjithçka për dashurinë
- Refuzoni refuzimin
- Shikoni botën si një vend të bukur, të dashur dhe të sigurt
- Shikoni të gjithë të barabartë
- Besoni se udhëtimi është shpërblim
- Bëhuni optimist dhe me shpresë në situata të vështira
- Mirëpritni të gjitha mësimet e jetës
- Shikoni mundësitë në çdo sfidë më mirë se sa të dorëzoheni
- Jetoni vlerat e juaja
- Frymëzoni të tjerët me jetën tuaj
- Shijojeni jetën