Site icon PORTALB

Çfarë e dëmton shëndetin tuaj mendor?

Ecja shtrembër: Mënyra si ecni mund të ndikojë shumë në shëndetin tuaj mendor, thotë një studim i publikuar në gazetën “Sjellje, terapi dhe eksperimente të Psikiatrisë”. Hulumtuesit konstatuan se kur subjekteve iu kërkua të ecnin me supet përkulur, ata filluan të mendonin për gjërat negative. Ngrini mjekrën dhe drejtoni shpatullat mbrapa për të mbajtur mendimet pozitive prane jush.

Fotografimi i gjithçkaje: sipas një studimi, fotografitë ju pengojnë për tu ndjerë pozitivë dhe të lumtur. Shpesh herë ju kujtojnë momente dhe njerëz prandaj është më mirë nëse fokusoheni tek gjërat e bukura të jetës tuaj duke i përjetuar, jo duke i fotografuar ato, thotë Diedra Klai, psikologe dhe bashkëpunëtore në departamentin e Psikologjisë së Këshillimit në Universitetin Bastyr në Kenmore, Uash.

Ju nuk ushtroheni: në qoftë se bëni aktivitet fizik tre herë në javë, rreziku për të qenë në depresion ulet 19%, sipas një studimi të ri të Psikiatrisë. Thjesht dilni dhe ecni, ky aktivitet do të mbajë mëndjen tuaj aktive. Jeni në një marrëdhënie problematike: ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë të pranojnë se ankthi, stresi dhe depresioni i tyre vijnë nga një marrëdhënie jo e lumtur. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe qëndroni në marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Exit mobile version