Këngëtarja e njohur Rihanna prezantoi parfumin e saj RiRi në Bruklin të Nju Jorkut. Kjo është hera e shtatë që artistja nga Barbados nxjerr linjën e saj të parfumeve duke theksuar se këtë radhë ajo ka prezantuar veten e saj.
Ndërkaq, Rihanna që prej 10 vitesh është në industrinë e muzikës, tashmë ka nisur punën për albumin e saj të shtatë për të cilin ajo u shpreh se është si një lloj ditari personal, por shtoi se ajo po punon edhe për projekte të tjera.
“Çdo album është si një epokë, histori apo kapitull i ri i jetës. Gjithnjë do të reflektojë atë që unë jam dhe ku ndodhem në atë moment. Kështu do të jetë edhe këtë radhë. Po argëtohem shumë ndërsa po punoj për këtë album, por muzika nuk është e vetmja gjë në jetën time. Po punoj gjithashtu edhe për projekte të tjera të cilat mezi pres t’i përfundoj”, tha Rihanna.