Mbrëmë 3650 emigrantë kanë arritur me tren nga Budapesti në Vjenë, ky është numër rekord për një ditë, ka deklaruar policia austriake.
“Tani jemi në procesin e vërtetimit, sa prej tyre kërkojnë azil”, ka thënë zëdhënësi i policisë austriake Patrik Majerhofer.
Dje qeveritarët hungarez i kanë lejuar emigrantët që të largohen me tren për në Austri dhe Gjermani. Një pjesë e madhe e tyre kanë arritur në Vjenë, një pjesë e madhe e tyre natën e kanë kaluar në stacionin hekurudhor, me qëllim që të vazhdojnë për në Gjermani, e cila javën e kaluar i lehtësoi kushtet për fitimin e statusit “i ikur” për shtetasit e Sirisë”, njofton Fox.
Mbrëmë edhe rreth 400 emigrantë kanë arritur me tren nga Budapesti në Munih.
Kancelaria gjermane Angela Merkel, më parë ka paralajmëruar se mossuksesi eventual i krizës së emigrantëve do t’i vë në pyetje idealet e BE-së.