Ulet çmimi i derivateve të naftës

Nga mesnata lirohen çmimet e derivateve të naftës për 2,79 përqind.

Çmimi i benzinës, Eurosuper  BS-95 dhe Eurosuper BS-98, do të lirohen për 1,5 denarë. Një litër naftë Eurosuper BS-95 do të kushtojë 78,00 denarë, kurse Eurosuper BS-98 do të kushtojë 79,50 denarë.

Çmimi i DISEL-it lirohet për 2,00 denarë për një litër, ai do të jetë 69,50 denar.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri lirohet për 2,50 denarë për litër, ai do të shitet për 58,00 denarë.

Çmimi i Mazutit lirohet për 1,278 den/kg, dhe çmimi i M-1 do të jetë 40,943 den/kg.

Lajme të ngjashme

Back to top button