Ali Ahmeti ka filluar vizitën zyrtare ne Hage

Delegacioni i BDI-së i prirë nga kryetari Ali Ahmeti ka filluar vizitën zyrtare në Hagë të Holandës me ç ‘rast do të realizojë dy takime të ndara me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes holandeze. 

Ahmeti nesër do te takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Frans Timermans dhe do të flas para Komisioneve parlamentare holandeze për punë të jashtme si dhe për çështje evropiane. 

Më pastaj, delegacioni kthehet në Bruksel për t’u takuar me Aleksandër Vershbau, zëvendësekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Kristian Denielson, Drejtori i sapoemëruar për zgjerim i BE, si dhe disa përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare të BE. Ndryshe, delegacioni i BDI-së takime të tilla realizoi edhe në Paris të Francës.

Lajme të ngjashme

Back to top button