Site icon PORTALB

Nikolla Gruevski kandidat i mundshëm për president

Nikolla Gruevski kandidat i mundshëm për president

Nikolla Gruevski kandidat i mundshëm për president

E përditshmja “Nova Makedonija”, ka publikuar sot një listë me emrat e mundshëm, ndër të cilët radhitet edhe ai i kryeministrit aktual, Nikola Gruevski. 

Gazeta shkruan se në listë për kandidatë janë, veç Gruevskit, edhe Zoran Stavrevski, Gjorge Ivanov dhe Sërgjan Kerim, si propozime të VMRO-DPMNE-së, dhe Petar Goshev, Radmila Shekerinska, Stevo Pendarovski dhe Sërgjan Kerim, si propozime të LSDM-së.

Opozita është ajo që ka nisur e para të diskutojë për kandidatin që do të pretendojë për detyrën e të parit të shtetit. 

Javën e kaluar, krerët e partive opozitare maqedonase janë takuar për të shënuar fillimin e përgatitjeve dhe konsultave për kandidatin presidencial. 

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar për mediat se opozita është në kërkim të një kandidati që do të ngrihej mbi partitë politike.

Exit mobile version