Site icon PORTALB

Sulm me bombë ndaj një treni në Turqi (FOTO)

Një bombë e vendosur në rrugën hekurudhore në Muş të Turqisë ka shpërthyer gjatë kalimit të një treni mallrash i cili po udhëtonte nga Elazığ drejt Tatvan. Si pasojë e shpërthimit pesë vagonë janë shkatërruar dhe pjesëtarë nga forcat e sigurisë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).


Sipas informacioneve një grup terroristësh të PPK ka shpërthyer një bombë të vendosur në hekurudhë gjatë kalimit të trenit me numër udhëtimi 53016 i cili vinte nga Elazığ dhe shkonte drejt Tatvan, ku nga shpërthimi 5 vagonë janë shkatërruar.

Ndërkohë pjesëtarët nga forcat e sigurisë të cilët u plagosën ndodheshin në tren. Theksohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër thuhet se forcat e sigurisë kanë nisur një aksion të gjerë për të arrestuar autorët.

 

Exit mobile version