Në vendkalimet kufitare ka rritje të frekuentimit, por nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
“Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore po rrjedh në mënyrë normale. Intensiteti i trafikut në drejtime jashtë hapësirave të qyteteve është i rritur”, thuhet në njoftim. Ky informacion ka të bëjë vetëm me anën maqedonase të vend kalimeve.