Site icon PORTALB

Konflikti në Kumanovë komentohet nga ambasadori rus në Maqedoni

Oleg Shçerbag

Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Shçerbak mes pyetjeve të parashtruara ka dhënë përgjigje edhe mbi ngjarjen e Kumanovës, në një intervistë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

Analistë konsiderojnë se tentimi në Kumanovë për destabilizim të Maqedonisë është pasojë e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë dhe veçmas për shkak të përgjigjes pozitive për pjesëmarrje në gazësjellësin “Rjedha turke”?

“Nuk ka dyshime se sulmi terrorist në Kumanovë është pjesë e planit më të gjerë për destabilizim të gjendjes politike e ekonomike në Maqedoni. Incidenti është porosi dhe nëse analistët e përmendur kanë të drejtë, del përfundimi logjik për lidhshmëri të ‘terroristëve’ me qarqe të caktuara politike që e përdorin terrorizmin për promovimin e interesave te tyre në dëm të ekonomisë maqedonase, sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tuaj dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ambasadori rus, Oleg Shçerbak, transmeton Aktuale.

Exit mobile version