Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka ftuar të gjithë kompozitorët ti dërgojnë këngë për dy albumet e reja në frëngjisht dhe anglisht.
“Ne sapo kemi filluar të marrim tekstet e këngëve. Të gjitha janë të mirëpritura. Çdo artist apo kompozitor mund të na dërgojë këngët e tyre”, ka thënë këngëtarja e popullarizuar për mediat franceze.
Ajo vuri në dukje se albumin e ri në frëngjisht pritet ta publikojë në vitin 2016, kurse në anglisht në vitin 2017.
Albumi i saj i fundit “Sans attendre” në frëngjisht u botua në vitin 2012, kurse në anglisht “Love Me Back to Life” në vitin 2013.
47 vjeçarja Celine Dion, është ylli më i madh i muzikës në Kanada, ndërsa albumet e saj janë shitur në mbarë botën në më shumë se 200 milionë kopje.