Gati Shqipëria për Danimarkë e Portugali
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundë Danimarkës dhe Portugalisë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 4 shtator kundër Danimarkës në udhëtim, ndërsa ndeshja e dytë me 7 shtator në Elbasan Arena.
Për herë ë parë për Shqipërinë në ndeshje zyrtare pritet të luajnë Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Berat Xhimshiti.
Portier: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtje: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Berat Xhimshiti, Elseid Hysaj, Andi Lila, Amir Abrashi
Mesfushë: Migjen Basha, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ervin Bulku, Herolind Shala, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi
Sulmues: Shkelzen Gashi, Ermir Lenjani, Odise ROshi, Armando Sadiku dhe Hamdi Salihi