Tre gazetarë të Al-Jazeeras janë dënuar me tri vjet heqje lirie nga shteti i Egjiptit për “shpërndarje të lajmeve të pavërteta”, transmeton Klan Kosova.
Kandezo-egjiptiani, Mohamed Fahmy dhe egjiptiani Baher Mohamed ishin të pranishëm në gjykatë në Kajro për ta dëgjuar shqiptimin e dënimit.
Kurse, australiani Peter Greste ishte deportuar më herët këtë vit në Australi, dhe u dënua në mungesë.
Ata janë të akuzuar për se kanë ndihmuar pjesëtarë të “Vëllazërisë Myslimane”.