Më poshtë keni 5 gjëra të cilat janë të domosdoshme që një lidhje të funksionojë:
Ndani interesa të përbashkëta
Pasi pasioni zbehet, kuptohet që çiftet kanë pak interesa të përbashkëta. Nuk duhet të minimizoni rëndësinë e aktiviteteve që mund të bëhen bashkërisht. Sigurisht ato duhet të bëhen pa harruar që secili pjesëtar i çiftit ka të drejtë për hapësirën e vogël/madhe vetjake.
Besimi dhe falja
Nëse në mes është dashuria duhet të besoni tek njëri-tjetri dhe të falni ndonjë gabim, në vend që të mos e besoni dhe ta ndëshkoni apo t’i mbani mëri.
Përqendrohuni te partneri
Duhet të përqendroheni gjithnjë e më shumë mbi atë që partneri juaj bën. Kush është i lumtur në të qenët së bashku, në thelb thekson aspektet pozitive të tjetrit.
Thoni “Të dua” dhe “Ditë të mbarë” çdo mëngjes
Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ushtruar durimin dhe tolerancën, në funksion të një dite që premton “luftë”, apo që është përplot me gracka dhe probleme. Së paku, në shtëpi, atmosfera është e mbushur me dashuri dhe kjo i jep vrull partnerit/es tuaj për të përballuar vështirësitë që do t’i dalin përballë.
Flisni në telefon gjatë ditës
Telefonojini partnerit/es tuaj në shtëpi ose në punë për të marrë vesh se si po i shkon dita. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar më shumë harmoni sa herë që ktheheni në shtëpi. Për shembull, nëse partneri juaj ka kaluar një ditë të tmerrshme, mund të jetë e arsyeshme të mendosh se ai është i kënaqur nëse ty të ka ndodhur diçka e mirë.