Në kamionin në Austri ku u gjetën 50 trupa të pajetë të emigrantëve tani është rritur numri në 71. Sipas gazetës britanike Telegraph, nga 71 njerëzit të ngulfatur, 59 ishin burra, 8 gra, dhe 4 fëmijë.
Policia i ka arrestuar tre persona të dyshuar për krimet ndaj emigrantëve. Dy nga të arrestuarit janë shoferët e kamionit me prejardhje nga Bullgaria, ndërsa i treti është pronari i kamionit.