24 garues, 12 nga të cilët burra dhe po aq gra nga Maqedonia, Argjentina, Italia, Venecuela, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Gjermania, Spanja, Kroacia dhe Rusia, janë paraqitur për pjesmarrje në maratonën e 29 ndërkombëtare të notuesve që të shtunën më 29 gusht do të mbahet në Liqenin e Ohrit.
Notuesit do të garojnë në 30 kilometra ndërsa Maqedoninë e përfaqësojnë maratonistët Tomi Stefanovski dhe Evgenij Pop Arsov.