Site icon PORTALB

Maqedoni, partitë pa progres për prokurorin special

Klubi i Deputetëve ku mbahen takimet e grupeve punuese

Përgjegjësitë dhe kuadri ligjor për punën e prokurorit special edhe sot ishte temë e diskutimi, që sipas burimeve partiake, edhe më tej ka dallime të mëdha midis grupeve punuese të katër partive.

Për këtë arsye mbetet e paqartë nëse do të shkojë me ligj të veçantë, siç kërkohet nga LSDM-ja si dhe në takimin e mëparshëm e grupit punues që ka propozuar një projektligj ose, siç është propozuar nga VMRO-DPMNE, me akte nënligjore.

Edhe pse po spekulohet dhe do të kërkohet që prokurori special të ketë autoritetin që direkt të kërkojë arrestimin, dhe për këto vendime të trajtohen nga gjykatësi hetues i veçantë, megjithatë, burime të partisë shtuan se një kërkesë e tillë nuk ka, për shkak se ajo nuk është paraparë me marrëveshjen e Przhinos dhe për këto vendime do të trajtohen nga gjykatat ekzistuese.

Tani për tani, sipas asaj burimeve jozyrtare, nuk ka asnjë përafrim të pikëpamjeve të palëve.

Exit mobile version