Site icon PORTALB

Maqedoni, tërmet në jug

Tërmet

Tërmet

Një tërmet me një intensitet prej katër gradë sipas shkallës makro-sizmike evropiane, u ndje sonte në pjesët jugore të Republikës së Maqedonisë, Ohër, Manastir, Resnjë, tha Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Tërmeti me fuqi 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 18 dhe 41 minuta në Greqi, me epiqendër rreth 30 km në jug të Manastirit, ose rreth 137 km në jug të Shkupit, thonë të dhënat.

Exit mobile version