Site icon PORTALB

Paralelet në Strugë do të kenë më pak se 24 nxënës

Klasë

Klasë

Paralelet në shkollat fillore dhe të mesme në Strugë do të kenë më pak se nga 24 nxënës. Vendimi u miratua nga Këshilli i Komunës, që të mos vijë deri te largimi i mësuesve nga puna, shkruan Alsat-M.

Këshilli komunal vendosi formimin e gjithsej 389 paralele në të gjitha shkollat fillore në këtë komunë me më pak se 24 nxënës, që është minimumi i përcaktuar me ligj. Disa nga paralelet janë edhe me 10, 15 ose 18 nxënës. Sipas të dhënave të sektorit të arsimit, ulja e numrit të paraleleve vjen për shkak të shpërnguljeve nga Struga.

Exit mobile version