Site icon PORTALB

BE-ja pëson disfatë në ndeshjen fudbollistike kundër Ballkanit Perëndimor (FOTO-VIDEO)

Ekipi i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Ekipi i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Përveç diskutimeve serioze mbi çështjet më të nxehta të momentit siç është ai i azilkërkuesve dhe marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, në samitin e Vjenës është organizuar edhe një ndeshje futbolli.

Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Ballkanit kanë hequr kostumet zyrtare dhe kanë veshur veshjet sportive, për të luajtur kundër homologëve të tyre nga shtetet e BE-së. Ajo që binte në sy, ishte mungesa e zyrtarëve dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe pse kishte paralajmërime para takimit se edhe ai do të jetë pjesë e kësaj ndeshje.

Ndeshja u luajt në Vjenë të Austrisë, gjyqtar kryesor ishte Johanes Han ndërsa ai anësor, Ivica Daciq. Loja ka mbaruar 4:2 në të mirë të ekipit të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shënuar dy gola, golin e parë e ka shënuar, pas një aksionit ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili realisht ishte edhe asistues i golit. Pas golit, Gruevski e festoi shënimin e golit dhe më pas u kthye për ta falënderuar Thaçin për asistimin e tij. Gruevski e shënoi edhe golin e dytë. Pas një aksionit  të ndërmarrë nga ekipi i Ballkanit Perëndimor, Gruevski gjuajti drejt portës dhe topin e futi në mes të këmbëve të portierit të BE-së.

Në ndërkohë, lajmi është bërë top temë në mediat ballkanike.
Ja disa foto nga ndeshja:

Ekipi i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
Johanes Han dhe Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski
Hashim Thaçi dhe Nikolla Gruevski
Hashim Thaçi

 

Exit mobile version