Site icon PORTALB

Komuna e Ulqinit humbet tokën 1 milionëshe për faj të vet

Komuna e Ulqinit humbet tokën 1 milionëshe për faj të vet

Me vendim të Gjykatës së lartë pasardhësve të familjes Zuber iu kthehet toka ku gjendet ish Kinemaja verore në Plazhin e vogël të Ulqinit.

Në këtë mënyrë Komuna e Ulqinit  respektivisht Qendra për kulturë si shfrytëzues të saj ka mbetur edhe pa një burim të rëndësishëm pasi vendimi i Gjykatës së lartë i jep familjes Zuber 676m2 të tokës në lokalitetin e Kinemasë verore në Ranë.

Në këtë mënyrë familja Zuber do të marrë pronën vlera e së cilës vlerësohet rreth 1 milion euro.

Por pika më interesante e gjithë kësaj mund të quhet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së lartë, arsyetim i cilin rëndon mjaft mbi komunën. Vendimi ku pasardhësve të familjes Zuber iu kthehet toka e marrë në vitin 1954 është sjellur pasi është vertetuar se toka nuk përdoret më për organizimin e aktiviteteve kulturore por ajo jepet me qira.

Për të përditshmen Vijesti këtë fakt e verteton edhe sekretari i Sekretarijatit për mbrojtjen e pasurisë së komunës Gzim Haxhibeti.

”Sikur tokën të ia kishim dedikuar qëllimit, Zuberet mund të kishin marrë vetem kompensimin. Kështu ata janë bërë pronarë”, shprehet ai.

Exit mobile version