Site icon PORTALB

Tetovë, policia ka arrestuar 3 persona

Policia e Maqedonise

Policia e Maqedonise

Tre persona nga Tetova, të cilët duhet të vuajnë dënimin me burg për krime të ndryshme, ku për dy ka pasur procedurë të rregullt gjyqësore. Personat janë ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme, informon sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tyre, M.A. (38) nga Tetova, i cili duhet tëvuan një dënim të përgjithshëm prej gjashtë vite e gjysmë për “tentim vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe “material spërkatës”, është burgosur mbrëmë rreth orës 20:30 minuta.

Gjithashtu edhe L.A.S. (58) nga Tetova i cili duhet të vuan një dënim të përgjithshëm prej dy viteve për “bashkëpunim në krim”. Të dy personat janë dërguar në burgun e Idrizovës.

I arrestuari i fundit nga tre personat, në 4:30 të mëngjesit është dërguar në stacionin policor edhe N.P. (36) nga Bërvenica, ku duhet të kryej burgun prej dy vjet e gjysmë për “vjedhje të rëndë”.

Exit mobile version