Site icon PORTALB

La Liga mbetet më e forta në Evropë

La Liga me shikueshmëri të madhe

La Liga me shikueshmëri të madhe

La Liga spanjolle do të hyje në histori të futbollit evropian si liga e parë që përfaqësohet me 5 skuadra në Ligën e Kampionëve.

Triumfi i Valencias në dy ndeshje kundër Monacos me rezultat të përgjithshëm 4:3, ka bërë që të jetë skuadra e 5’të në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht këtë garë e siguruan Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid, ndërsa pas një rregulli të ri që skuadra që e fiton Europa Leaguen kualifikohet direkt, u kualifikua edhe Sevilla, ndërsa mbrëmë edhe Valencia.

Kujtojmë se La Liga edhe sipas UEFA’s është liga më e fortë në Evropë me një diferencë të lartë pikësh para Premierligës angleze.

Exit mobile version