Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, gjatë një takimi që pati në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë, siç ka thënë ai, “shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës e Metohisë”.
Nikoliq takoi raportuesin Agustin Conde si pjesë e përgatitjes së këtij të fundit për raportin mbi situatën në Kosovë.
Nikoliq theksoi se KE ishte një organizatë shumë e rëndësishme për Serbinë.
“Parimet mbi të cilat Këshilli i Evropës është i bazuar, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, janë edhe parimet që mbështesin përpjekjet e bëra nga Serbia. Ne luftojmë për të parë çdo qytetar të Kosovës e Metohisë në gjendje që të ushtrojë të gjitha të drejtat e tij dhe kjo është arsyeja pse kemi hyrë negociatat me Prishtinën. Por në qoftë se kjo do të thotë që Kosova të bëhet një shtet-anëtar i BE-së, atëherë këto parime do të jenë diçka që ne nuk mund t’i pranojmë”, ka theksuar Nikoliq.