Site icon PORTALB

iPhone 5S, telefoni më i shitur për muajin shtator

iPhone 5S telefoni më i shitur

iPhone 5S telefoni më i shitur

Më 20 shtator, Apple kishte debutuar në tregun amerikan me iPhone 5S, dhe ishte në dispozicion për shitje.

Dhe vetëm disa orë më pas, Apple iPhone 5S u shit në të gjitha dyqanet me pakicë si dhe në faqen zyrtare të Apple, dhe ky fakt bëri që kompania ta vinte muajin tetor si kohë kur dërgesat për njësitë e reja të iPhone 5S do të arrinin.

Brenda vetëm 10 ditëve të para. Apple iPhone 5S kishte thyer rekordin e shitjeve të Samsung Galaxy 4, për ta marrë pozitën e telefonit më të shitur në tregun amerikan për muajin shtator.

Sipas Canaccord Genuity thuhet se shitjet e iPhone 5S janë duke u rritur gjithnjë e më shumë. Firma hulumtuese beson se Apple do të arrijë që të shesë më shumë se 52 milionë njësi të telefonit të saj për tremujorin e fundit.

Samsung gjithashtu do të ketë shitje të rëndësishme, mirëpo Canaccord nuk ka dhënë asnjë shifër të njësive që kompania jugkoreane do të mund të shesë.

Exit mobile version