Site icon PORTALB

Berry lind djalë

Berry lind djalë

Berry lind djalë

Halle Berry dhe burri i saj, Oliver Martinez, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, që është djalë. 

Ky është fëmija i dytë i aktores, por i pari me Martinez, me të cilin u martua në korrik të këtij viti në Francë.

Sipas E!News, 47-vjeçarja e ka lindur fëmijën të shtunë në Cedars Sinai në Los Angeles.

Aktorja fituese e Oskarit ka edhe një vajzë pesëvjeçare, ndërsa pushimi i saj i lehonisë nuk do të zgjasë shumë, sepse duhet të kthehet në punë për xhirimin e dramës së Steven Spielberg, “Extant”.

Exit mobile version