Sonte zyrtarisht do të hapen “Mbrëmjet strugane të poezisë”, ku do të marrin pjesë 40 poetë nga 25 vende të ndryshme të botës.
Ky edicion i 54-ti me radhë do të zgjasë nga data 26 gusht deri më 31 gusht, ku do të zhvillohen programe dhe ceremoni të ndryshme artistike.
Edhe këtë vit, ky aktivitet simbol i qytetit të Strugës do të bojkotohet nga kryetari i komunës Ziadin Sela, për arsye të mos përdorimit të gjuhës shqipe, në hapjen zyrtare të evenimentit.