Site icon PORTALB

Nuk ngacmova puçrrat për një javë, ajo që ndodhi më befasoi

Para dhe pas

Kur shikohem në pasqyrë natën, më vjen nevoja që të prek puçrrat, ti shtrydh poret. Konsideroj se një sasi e madhe e vetëbesimit më vjen nga lëkura, nuk i kushtoj shumë rëndësi flokëve, stilit apo paraqitjes fizike. Pamja ime nuk është ajo e modeleve, veshja ime nuk është ekstravagante dhe askush nuk mund të thojë se jam e dhënë pas palestrës. Mirëpo, jam e obsesionuar pas pamjes së lëkurës sime.

Kam një regjim strikt të kujdesit të lëkurës të cilin e përcjell çdo mëngjes dhe mbrëmje. Mirëpo e kam një dobësei, e ajo është shtrydhja e puçrrave, gjë që është e tmerrshme për lëkurën time.

Me qëllim që të pushoj me këtë shprehi të keqe e cila e dëmton lëkurën time, provova një eksperiment një javor.

Dita e parë

Siç e shihni, kisha disa njolla të kuqe pasiqë e kisha prekur lëkurën një mbrëmje më herët. Filloi me një puçërr të vogël e që vazhdoi me shtrydhje të tërë pjesës për 15 minuta.

Dita e dytë

Dita e dytë nuk ishte aq e vështirë. Vetëm e vështroja lëkurën e skuqur, ende e gjallë me plagët nga prekja e saj natën që kaloi.

Dita e tretë

Të rezistoja nga të trazuarit e lëkurës ishte e vështirë, posaqërisht kur kam kuptuar se ende e kisha një puçërr gjigande në fytyrë që nuk mbulohej as me makijazh.

Dita e katërt

Lëkura ime filloi të duket më mirë, më në fund. Ende ka pore të mbyllura mirëpo u mësova që mos ti prek më.

Dita e pestë

Lëkura ime dukej shkëlqyeshëm, përdorja vetëm hidratues në vend të bazës së zakonshme. Eksperimenti po funksiononte dhe më ndihmonte, gjë që nuk e besoja në fillim. Nuk e kisha kuptuar se shtrydhja e puçrrave shkaktonte probleme edhe më të mëdha në lëkurën time.

Dita e gjashtë

Pothuajse ia arritëm. Ende ka njolla të kuqe mirëpo janë shumë më pak të dukshme se në ditën e parë.

Dita e shtatë

Tani lëkura nuk është e përsosur, mirëpo siç shihet është më pak e ndezur dhe irituar. Njollat e kuqe janë më të zbehta, puçrrat janë më të vogla. Do i ruaj këto foto të eksperimentit që të më përkujtojnë mos t`a trazoj lëkurën në të ardhmen.

Exit mobile version