Site icon PORTALB

​Vazhdohet për dy muaj paraburgimi i Oliver Ivanoviqit

Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviç

Të akuzuarit për krime lufte, liderit të Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviqit, sot i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, ka njoftuar mbrojtësi i tij Nebojsha Vlajiq.

Avokati Vlajiq për agjencinë serbe Tanjug ka thënë se mbrojtja që nesër do të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi të Këshillit Ndërkombëtar Gjyqësor të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

“Do të parashtrojmë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, sepse konsiderojmë se vendimi i këtillë është i padrejtë”, ka thënë Vlajiq.

Ivanoviqi akuzohet se në vitet 1999-2000 ka kryer krime lufte kundër popullatës shqiptare dhe ka urdhëruar vrasjen e më shumë shqiptarëve në Mitrovicë. Ai me bashkëpunëtorë u arrestua më 27 janar të vitit të kaluar.

Exit mobile version